LAJMI I FUNDIT:

Afati për kërkesë për legalizimin e ndërtimeve pa leje skadon të enjten

Afati për kërkesë për legalizimin e ndërtimeve pa leje skadon të enjten

Afati i prolonguar për parashtrimin e kërkesës për legalizim të ndërtesave pa leje skadon të enjten. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje u mundësua të parashtrojnë kërkesë për legalizim deri më 31 mars në komunat ku është ndërtuar objekti. Kusht është që objekti që është lëndë e legalizimit të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërkesat për legalizim deri të enjten do të mund të parashtrojnë edhe ndërmarrjet që kanë objekte infrastrukturore,optike, kabllo të bakrit, ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër.

Në pajtim me ndryshimet ligjore, deri në fund të vitit është prolonguar afati për elaborate gjeodete për kërkesë për legalizime të parashtruara në vitin 2011. Me këtë, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, do të kompletohet dokumentacioni dhe komunat do të mund t’i përzgjedhin lëndët. Ende zgjat edhe mundësia për kategoritë e ndjeshme sociale që të marrin elaborate falas.

Siç informoi këtë fundjavë ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski në analizën e saj që është punuar, deri më tani janë përpunuar 5.300 elaborate falas për qytetarët socialë. Prej fillimit të procesit të legalizimit që filloi në vitin 2011 deri më tani status ligjor morën 147.000 objekte të ndërtuara pa leje. Në afatin e mëparshëm, prej më 2 mars deri më 3 shtator 2011, u parashtruan 360.000 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori