Drita është shpallur gjatë ditës së djeshme kampioni i Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë arritur që në xhiron e fundit të merr një barazim kundër Prishtinës, e cila ishte e vlefshme për të ngritur trofeun e çmueshëm.


Me të përfunduar sezoni, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka zyrtarizuar edhe datën e fillimit të kampionatit të ri.

Prishtina Drita foto Ridvan Slivova 67

Edicioni i ri garues në Superligë do të fillojë më 18 gusht, derisa Liga e Parë dhe Liga e Dytë do t’i nisin garat e edicionit të ri më 25 gusht

Gjithashtu FFK-ja ka njoftuar klubet e të gjitha rangjeve garuese se afati kalimtar i futbollistëve do të fillojë më 18 qershor dhe do të përmbyllet më 17 gusht.

Ndryshe, Drita ka fituar të drejtën për të prezantuar shtetin tonë në Ligën e Kampionëve.

Prishtina si nënkampion ose fitues i Kupës së Kosovës do të paraqitet në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

telegrafi sport app