LAJMI I FUNDIT:

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje financiare për kompanitë që kanë investuar gjatë pandemisë

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje financiare për kompanitë që kanë investuar gjatë pandemisë
Ilustrim

Nesër është afati i fundit për të aplikuar në thirrjen publike për mbështetje financiare, për të përforcuar konkurrencën e subjekteve afariste në periudhën pas Kovid-19, e cila është e dedikuar për kompanitë që kanë investuar gjatë pandemisë së koronavirusit Kovid-19.

Me thirrjen publike, e cila është pjesë e grupit të tretë të masave ekonomike për të mbështetur ekonominë nga pasojat e shkaktuara nga pandemia, shteti siguron mbështetje financiare prej gjithsej 20 milionë euro për të gjitha kompanitë që këtë vit, krahas krizës pandemike dhe ekonomike, vazhduan të punojnë dhe investojnë në rritje dhe zhvillimin e biznesit të tyre.


Thirrja publike është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, më 12 qershor të vitit 2020 dhe deri më tani janë pranuar mbi 300 kërkesa nga kompanitë.

“Kompanitë që kanë realizuar projekt investimi, punojnë në sektorët e prodhimit që përcaktohen si prodhimtari, mund të aplikojnë për thirrjen publike, përveç atyre që janë të përjashtuar nga kjo mundësi sipas Ligjit për kontrollin e ndihmës shtetërore, subjektet afariste që tregtojnë, nëse investojnë në mjete fikse, kryejnë aktivitete në fushën e shërbimeve të informacionit dhe komunikimit, nëse investimi përfshin krijimin e njësisë së re organizative për zhvillimin teknologjik, kërkim shkencor apo/ose zhvillim të programit të ri kompjuterik ose zgjidhje harduerike”, njofton Ministria e Ekonomisë.

Qëllimi kryesor i kësaj mase, thonë ata, është të ndihmojë kompanitë që do të humbasin tregjet për të rifituar ato – të rrisin konkurrencën e tyre, modernizimi i proceseve, rritja e produktivitetit, me çka do të mbajnë sipërmarrje biznesi që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, përmes realizimit të projektit të investimit në periudhën pas Kovid-19 nga korriku deri në dhjetor të vitit 2020.

Kompania që do të marrë ndihmë financiare është e detyruar që deri më 31 janar të vitit 2021 të paraqesë raport mbi zbatimin e planit të investimit me prova se është zbatuar brenda planit të investimit, për të cilin është paguar mbështetja për investime. Mjetet financiare do të merren në momentin kur do të aplikohet plani financiar, ndërsa realizimi do të pritet deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Nëse subjekti afarist nuk arrin të kryejë investimin ose nuk arrin të tregoj të paktën 80 për qind të vlerës së investimit, duhet të kthejë mjetet jo më vonë se 1 mars të vitit 2022”, theksojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori