LAJMI I FUNDIT:

Afaristi Kelmendi tregon se çfarë duhet të ndërmerret në rast shfaqjes së Coronavirusit

Afaristi Kelmendi tregon se çfarë duhet të ndërmerret në rast shfaqjes së Coronavirusit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi ka treguar se çfarë duhet të ndërmerret në rast shfaqjes së Coronavirusit.

Kelmendi përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet pasur kujdes në sigurimin e rezervave.


“Pas procesit të blerjeve efektive të cilat po ndodhin duhet menduar të mbyllen të gjitha veprimtaritë dhe të ndalohet lëvizja e lirë për ata të cilët nuk kanë nevojë për të. Duhet kujdesur për sigurimin e energjisë elektrike për të gjitha ato objekte që kanë ushqime në regjimin frigoriferik, sepse nga aty mundë të kontaminohet edhe me shumë dhe dëmet mundë të jenë të mëdha për biznesin”, shkruan Kelmendi.

Shkrimi i plotë i Kelmendit

Çka është paniku dhe përgatitja për pandemi

– Kosova nukë është prekur ende nga pandemia
– Masat e para janë ndërmarrë dhe do japin rezultate
– Për panikë nuk ka vend dhe panika nuk ndihmon në këto raste
– Përgatitja për të pasur artikujt elementarë është e nevojshme sipas përgjegjësisë së kryefamiljarit.

Në pikën 4 do ndalem për të dhënë informata këshilluese për blerje të produkteve elementare të domosdoshme, si çdo herë kur mirren të ardhurat personale shkon në furnizim mujorë, me këtë proces jemi mësuar, blerja është 30 ditore, ku përfshihen të gjithë artikujtë e nevojshëm duke filluar nga fëmijët deri tek më të rriturit. Në rastin e pandemisë koha e zgjatjes së saj është më së shumti 90 ditë (sepse vijnë ditët e nxehta dhe virusi vdesë), dhe ky furnizim duhet të ndodhë për 90 ditë. (pra shporta e zakonshme me artikuj mujor të jetë 90 ditore. Kjo është obligim familjarë për të ruajtur familjen nga mungesat që do mund të paraqiten dhe nga mundësia e ndalimit të lëvizjes së lirë.

Përgatitjet duhet kuptuar si obligim sepse i ndihmojmë masave të Qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë.
Çka duhet të ndermirret për të ndihmuar përgatitjen
a). Të gjitha institucionet shtetërore
b). Të gjitha institucionet publike
c). Të gjitha kompanitë private
d) Pensionet dhe të ardhurat për raste sociale

– Të japin në formë AVANSI një të ardhur personale mujore për të mbështetur pergatitjen me artikuj themelorë, në funksion të zvogëlimit të panikës.
– Ndërprerja e procesit mësimorë, një vendim me rëndësi, sepse në këtë proces nxënësitë ishin në kontrolle të mesimdhënësve, por tani të gjithë keta të rinjë dhe të reja, janë në lëvizje të lirë dhe duke frekuentuar kafiteritë, restoranet, diskotekat dhe ambientet tjera të hapura, ndaj dhe paraqesin rrezik të lartë për të pranuar dhe shpërndarë infektimin, sepse në këto ambiente të mbyllura dhe me shtim të këtyre nxenësve bëhen edhe më të ngushta, pra ambient i favorshem për pandemi, si duhet vepruar e lëmë për të menduar organet kompetente.
– Puna e një prej anëtarve të familjes që duhet të kujdesen për fëmijët, duhet analizuar si mundësi keqpërdorimi, sepse edhe ky vendim ka arsyeshmëri të plotë, në veçanti për të punësuarit në institucione me rëndësi të veçantë, por edhe administrata shtetërore duhet reduktuar nëse një anëtarë i familjes është i punësuar në sektorin privat.
– Pas procesit të blerjeve efektive të cilat po ndodhin duhet menduar të mbyllen të gjitha veprimtaritë dhe të ndalohet lëvizja e lirë për ata të cilët nukë kanë nevojë për të.
– Duhet kujdesur për sigurimin e energjisë elektrike për të gjita ato objkte që kanë ushqime në regjimin frigoriferik, sepse nga aty mundë të kontaminohet edhe me shumë dhe dëmet mundë të jenë të mëdha për biznesin.
– Mungesat në furnizim mundë të paraqiten, sepse shtetet të cilat po preken nga kjo pamndemi po ndalojnë qarkullimin e njerëzve e sidomos nga ato vende të prekura, pastaj shtete prekura nga pandemia po ndalojne eksportin e produkteve që kanë rëndësi të madhe për qytetarët e tyre, në veçanti ato elementare që na nevojiten edhe neve (dhe në të njejtën gjë e kemi bërë me produkte medicinale, kemi ndaluar eksportin).
– Nëse do vij deri tek ndalimi i punës në veprimtari ekonomike, duhet që BQK, të sjellë vendim për prolongim të kthimit të kësteve dhe kamatave për aq kohë sa zgjatë kriza pandemike.
-Propozojë në këtë kuadër që kjo e diel, e para e dates (15 Mars 2020) të jetë ditë pune për furnizim.

Qytetarë të nderuar, të gjitha këto sygjerime janë për qellim të mirë duke mos pasur vend për panikë, e ne veçanti për panikën e mungesës së produkteve elemetare dhe besoj që të gjithë akterët, duhet të mbështesin masat të cilat sillen dhe që duhet të mirren si vetiniciativë.

Personalisht do zbatojë avansin për të gjithë të punësuarit në mënyrë që të kenë një pergatitje familjare që të mundë ti kryejne obligimet e shërbimit të qytetarëve.
Meqenëse në Kosovë nuk kemi të infektuar me koronavirus, por që është mundësi e mirë që të parandalojmë këtë pandemi, vendimet qeveritare për të marrë masa mbrojtëse kanë një paralajmërim që në vendin tonë ka mundësi të paraqitjes dhe vetvetiu kjo nxitë qytatarët në pergatitje për mundësinë e ndodhjes së pandemisë.
Qytetarët janë të vetdiishëm dhe janë të pajisur me mjete informative dhe kanë qasje në rrjete sociale që mundë të shohin se çfarë po ndodhë me vendet e tjera që vetëm janë prekur nga koronavirusi.

Sa i përket panikes, nuk ka vend ende, porë edhe poqëse paraqitet paniku nuk është zgjidhje që ndihmon në këto raste. Por vend për tu përgatitur me produkte të nevojshme që mundë të përballohet kjo pandemi ka. Andaj edhe unë si prind, gjysh dhe pronar i kompanisë më të madhe në vend dhe me ndikim në këtë çështje kam bërë pergatitjet sepse kam obligim që këto pandemi mos të më befasojnë, prandaj unë keshillojë që mos të ketë blerje të pakontrolluara por blerje të zakonshme të shtuara në sasi për të cilat mjaftojnë për një kohë jo më të gjatë se 90 ditë. Meqenëse masa qeveritare janë marrë me kohë edhe kjo mundë të parandalohet që Kosova mos të preket fare nga kjo pandemi.

Pra çdo familjarë që i qaset blerjes për tu pergatiturë, duhet të formoi një listë me gjëra që janë të nevojshme, sikurse kur mirren të ardhurat personale në fillim muaj dhe vijon të blejë për nevojat mujore.