LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Stambollit nis shërbimin e kabinave të gjumit

Aeroporti i Stambollit nis shërbimin e kabinave të gjumit

Në Aeroportin e Stambollit ka filluar shërbimi i kabinës së gjumit, që tashmë gjendet në shumë aeroporte në botë.

Pasagjerët që presin fluturimet e tyre në Aeroportin e Stambollit do të mund të marrin me qira kabina të gjumit të quajtura “IGA Sleepod”, të cilat do të mund t’i përvetësojnë duke paguar çdo orë për to.


Aeroporti i Stambollit që filloi të shërbejë me kapacitet të plotë më 6 prill 2019, e ka filluar këtë shërbim të kabinave të fjetjes në terminalin ndërkombëtar për pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit.

Kabinat do të mund të merren në përdorim me 9 euro për orë.

Çarçafët në kabinat ku higjiena është në plan të parë do t’u jepen pa pagesë çdo pasagjeri dhe do të jenë për një përdorim, përcjell Dita.

Në rast se pasagjeri do të kërkojë shërbime shtesë si batanije dhe jastëk do të duhet të paguajnë 2 euro. Pas çdo përdorimi do të dërgohen në pastrim kimik.

Brendësia e mini-kabinave është dizajnuar sipas nevojave të pasagjerëve.

Pra brenda tyre gjenden edhe porte të USB-së dhe prizë. Me këtë pasagjerët do të mund t’i ngarkojnë celularët dhe pajisjet tjera elektronike të tyre.

Në pjesën e poshtme të çdo kabine do të gjenden edhe pjesë të veçanta ku pasagjerët do të mund t’i vendosin valixhet e tyre të dorës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Kalo në kategori