LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani ushtarak përplaset në një ndërtesë banimi në Sudan, të paktën 20 të vdekur

Aeroplani ushtarak përplaset në një ndërtesë banimi në Sudan, të paktën 20 të vdekur

Një aeroplan ushtarak sudanez ra të martën në një zonë banimi pranë aeroportit ushtarak “Wadi Seidna” në veri të Omdurmanit, duke lënë të vdekur më shumë se 20 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë.

Në një deklaratë të lëshuar, ushtria sudaneze, e cila është në luftë me Forcat Paramilitare të Shpejta të Mbështetjes (RSF) që nga prilli i vitit 2023, tha se aeroplani ra gjatë ngritjes nga një bazë ajrore.

“Personat e plagosur janë dërguar në spital, dhe ekipet e zjarrfikësve arritën të shuajnë flakët në vendin e aksidentit”, shtoi deklarata. Një burim ushtarak kishte thënë më parë për AFP se një defekt teknik ishte shkaku i rrëzimit të aeroplanit Antonov.


Aksidenti ndodhi pranë bazës ajrore Wadi Seidna – një nga qendrat më të mëdha ushtarake të ushtrisë në Omdurman, pjesë e Khartumit të Madh.

Ky incident ndodhi një ditë pasi Forcat Paramilitare të Shpejta të Mbështetjes (RSF) morën përsipër përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak në Nyala, kryeqytetin e Darfurit të Jugut.

Përshkallëzimi i fundit vjen pas një përparimi të rëndësishëm të ushtrisë në Sudanin e Mesëm dhe kryeqytetin Khartum në ofensivën me shumë fronte kundër RSF.

Që nga prilli i vitit 2023, kreu i ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendësi i tij i mëparshëm dhe komandanti i RSF, Mohamed Hamadan Daglo, dikur aleatë, janë përfshirë në një luftë të egër pushteti.

Konflikti, i cili ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve, shpërtheu pas një përçarjeje mes Burhan dhe Daglo për strukturën e ardhshme të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori