LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i Trumpit dikur konsiderohej pasuri e madhe – i punuar me porosi dhe luks të pafund – sot nuk funksionon dhe qëndron në periferi të New Yorkut

Aeroplani i Trumpit dikur konsiderohej pasuri e madhe – i punuar me porosi dhe luks të pafund – sot nuk funksionon dhe qëndron në periferi të New Yorkut

Aeroplani luksoz dhe i punuar me porosi për ish-presidentin amerikan Donald Trump, është punuar me detaje me flori 24 karatë dhe së fundmi ka zbritur në Orange County jo larg New Yorkut.

Siç raporton CNN, aeroplani personal “Boeing 757” konsiderohet si një pasuri e madhe, e atë Trump e ka përdorur si një hapësirë për të bërë fotografi dhe tubime elektorale, transmeton Telegrafi.


Trump ka pasur dëshirë ta shfaq enterierin e fluturakes të dizajnuar enkas me ulëse të lëkurës, dhe tualetin e lartë në flori prej 24 karatëve.

Por ky aeroplan ka zbritur në afërsi të New Yorkut për shkak se një motori po i mungojnë pjesët, kurse tjetri është konservuar dhe është mbështjell me najlon.

Shpenzimet e riparimit vlerësohet se kapin vlerën e miliona dollarëve, kurse dihet që pandemia e COVID-19 i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë së aviacionit.

E përfaqësuesi i kompanisë së Trumpit nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së CNN që të tregojë se pse aeroplani nuk po përdoret me – dhe nëse Trump synon ta kthej në gjendjen e mëparshme. /Telegrafi/