LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani-plumb testohet në Kaliforni, Celera 500L është i gatshëm për fluturim (Foto/Video)

Aeroplani-plumb testohet në Kaliforni, Celera 500L është i gatshëm për fluturim (Foto/Video)

Aeroplani revolucionar i cili për shkak të dizajnit unik ka fituar epitetin e “aeroplanit-plumb”, është parë disa herë në pistat e Kalifornisë, kurse kompania Otto Aviation ka njoftuar se fluturakja është e gatshme për testim.

Sa i përket aeroplanit Celera 500L është duke u punuar fshehtas në të tash e 10 vite, e edhe pse pjesa më e madhe e karakteristikave janë të panjohura fluturakja është parë disa herë në testime të ndryshme në aeroportin e Kalifornisë, transmeton Telegrafi.


Dizajni i pazakontë, e bën këtë fluturake efikase sa i përket aspektit aerodinamik dhe nuk ka humbur hapësirën në brendësi të tij. Dizajni i krahëve i mundëson fluturime të shkurtra rreth njëmijë metra. Në aeroplan janë të vendosur dy aeroplanë me naftë, B12 të kompanisë gjermane “Raiklin Aircraft Engine Developments).

Shpejtësia maksimale e aeroplanit është 940 kilometra në orë dhe shpenzimet i ka shumë të vogla, 5.8 lira në 100 kilometra. E lartësinë maksimale që mund ta arrijë gjatë fluturimit, është hiq më pak se 20 kilometra.

https://www.instagram.com/p/BxLdGdTgZRB/

Inxhinierët shpresojnë se me këtë aeroplan të bëjnë revolucion sa i përket tregut të aviacionit civil. E nëse kryen të gjitha fluturimet në fazën testuese, sipas kompanisë që e prodhoi do të duhej të ishte 10 herë më efikas se çfarëdo aeroplani tjetër i kësaj kategorie. /Telegrafi/