Aeroplani 'përfshihet nga flakët teksa po ulej' në aeroportin e Nepalit - pamje të evakuimit emergjent të pasagjerëve

Një aeroplan i Turkish Airlines që mbante 277 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit 'u përfshi nga flakët' gjatë uljes në aeroportin e Katmandusë të Nepalit të hënën.
Por, për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, askush nuk u lëndua.
Siç bëhet e ditur, aeroplani, i cili u nis nga Stambolli, u përfshi nga flakët pasi pati një shkëndijë në marshin e djathtë të uljes, sipas Gyanendra Bhul, një zëdhënës i autoritetit të aviacionit civil të Nepalit.
"Të gjithë në bord janë të sigurt, pjesa e shpëtimit ka mbaruar. Tani po hetojmë aksidentin", tha Bhul për AFP-në.
Bhul tha se incidenti shkaktoi mbylljen e pistës së vetme të aeroportit për gati dy orë në mëngjes, por që atëherë është rihapur.
A #TurkishAirlines aircraft’s tyre catches fire while landing at Tribhuvan International Airport in #Kathmandu. The fire has been doused and all passengers have been evacuated, confirmed the police. pic.twitter.com/otRaugm1AY
— Smriti Sharmaa (@SmritiSharma_) May 11, 2026
Disa fluturime hyrëse u pezulluan ndërsa pista u pastrua.
Vlerësimet fillestare tregojnë se tymi u shkaktua nga një mosfunksionim teknik në një tub hidraulik, ka bërë të ditur Yahya Ustun, zëvendës-presidenti i lartë i linjës ajrore për komunikime. /Telegrafi/




















































