LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani gati u qëllua me raketa mbi Siri, Rusia akuzon Izraelin për vënien e 172 pasagjerëve në rrezik

Aeroplani gati u qëllua me raketa mbi Siri, Rusia akuzon Izraelin për vënien e 172 pasagjerëve në rrezik

Një aeroplan Airbus A320 me 172 pasagjerë në bord bëri një ulje emergjente në bazën ajrore Khmeimim të kontrolluar nga Rusia pasi mbrojtja ajrore Siriane gati e goditi atë.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke u thirrur në një raportim të agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, e cila ka cituar zëdhënësin e ministrisë së mbrojtjes ruse.


Dhe siç thuhet më tej, deri te incidenti ka mundur të vie pasi Mbrojtja ajrore Siriane po përpiqej të zmbrapsë një sulm izraelit afër Damaskut.

Sipas zëdhënësit, pas orës 2 të mëngjesit, katër aeroplanë izraelitë F-16 lëshuan tetë raketa ajër-tokë në periferi të Damaskut, pa hyrë në hapësirën ajrore Siriane, njoftoi RIA.

Lidhur me këtë, në një deklaratë për gazetarët, zëdhënësi i ministrisë, Igor Konashenkov, tha se aeroplanët izraelitë më 6 shkurt ndërmorën sulm ajror në Damask.

Konashenkov tha se aeroplani me pasagjerë u përball me rrezik si pasojë e sulmit izraelit në afërsi të aeroportit në Damask.

“Për shkak të sulmeve të Izraelit, avioni i pasagjerëve bëri ulje të detyruar në bazën Hmeimim”, tha Konashenkov, shkruan Anadoly Agency.

Ai tha se ushtria izraelite përdor aeroplanët e pasagjerëve si mburojë për t’iu shmangur raketave siriane.

“Është bërë praktikë e zakonshme e Forcave Ajrore të Izraelit t’i përdorin aeroplanët e pasagjerëve si mburojë kundër raketave siriane”, theksoi zëdhënësi i mbrojtjes ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori