Aeroplanët luftarakë të Koresë së Jugut u përplasën për shkak të pilotëve që po bënin fotografi

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë zbuluar se dy aeroplanë luftarakë u përplasën në ajër në vitin 2021 sepse pilotët po bënin fotografi dhe video.
Incidenti ndodhi ndërsa aeroplanët ishin në një mision fluturimi në qytetin qendror të Daegu-së, sipas Bordit të Auditimit dhe Inspektimit të Seulit.
Pilotët mbijetuan pa lëndime, por përplasja dëmtoi aeroplanët, duke i kushtuar ushtrisë 880 milionë won (596,000 dollarë) në riparime.
Një nga pilotët, i cili që atëherë është larguar nga ushtria, u detyrua të paguante një gjobë prej 88 milionë won, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi sepse ai pilot donte të bënte fotografi për të kujtuar fluturimin e tij të fundit me njësinë e tij ushtarake.
Bërja e fotografive të fluturimeve të rëndësishme ishte "një praktikë e përhapur midis pilotëve në atë kohë", tha bordi i auditimit në një raport të publikuar të mërkurën.
Piloti kishte deklaruar qëllimin e tij për ta bërë këtë në një informim para fluturimit, sipas raportit.
Ai po fluturonte me aeroplanin dhe po ndiqte aeroplanin kryesor gjatë misionit. Ndërsa fluturonin për t'u kthyer në bazën e tyre, ai filloi të bënte fotografi duke përdorur telefonin e tij personal celular.
Me ta vënë re këtë, piloti i aeroplanit kryesor i kërkoi një piloti tjetër në aeroplanin e tij të filmonte një video të aeroplanit. /Telegrafi/



















































