LAJMI I FUNDIT:

Advice Group sjell marketingun progresiv në Kosovë

Advice Group sjell marketingun progresiv në Kosovë

Marrëveshja strategjike e nënshkruar me Kanun, agjenci e marketingut dhe komunikimit që vepron në Kosovë dhe Shqipëri.

Advice Group SpA, kompania e parë në Itali e specializuar në marketingun progresiv, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dhe përfaqësimi me Kanun, një agjenci komunikimi nga Kosova. Përvoja e Kanun dhe njohuritë e konsoliduara të strategjive të komunikimit dhe marketingut do të mundësojnë ADVICE të zgjerojë praninë e saj në Ballkan, duke arritur kështu vende që momentalisht nuk shfytëzojnë promovimin dixhital dhe shprehitë dixhitale të skemave të lojalitetit, të dedikuara për konsumatorët e fundit dhe rrjetet tregtare.

Advice Group ishte i pari që prezantoi përdorimin strategjik të të dhënave të shprehive dixhitale të përdoruesve në Itali për të krijuar marrëdhënie të personalizuara dhe për të përmirësuar nivelin e besnikërisë midis konsumatorëve dhe brendeve. Ky koncept, i quajtur marketingu progresiv, bazohet në përcjelljen e të dhënave në kohë reale nga shprehitë dixhitale të konsumatorëve që, falë përdorimit të një platforme të marketingut progresiv, shndërrohen nga të dhëna të shumëta në të dhëna inteligjente dhe kryqëzohen me të dhënat e blerjeve.

Brendi në këtë mënyrë mund të ndërtojë shtigje të personalizuara të lojalitetit me konsumatorët individual duke hapur një dialog/komunikim në kohë reale për të përmirësuar performancën e shitjeve. Projekti i lidhjes së marrëveshjeve të përfaqësimit me vendet e huaja, i filluar nga Advice në vitin 2019, mori një përgjigje të mirë si në Amerikën Latine ashtu edhe në Ballkan, ku ADVICE gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në Bullgari.

Kanun, që do të përfaqësojë ADVICE në Shqipëri dhe Kosovë, do të pasurojë kështu ofertën tregtare. Përveç shërbimeve kreative të marketingut dhe komunikimit, kjo e fundit do të jetë në gjendje të mbështesë klientët e vetë për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë më shumë strategji të drejtuara nga të dhënat që shfrytëzohen për fushat e promovimit dhe lojalitetit, në mënyrë që të plotësojnë boshllëkun që ekziston në marrëdhëniet midis konsumatorëve dhe kompanive në një botë ku kemi konsumatorë të dixhitalizuar dhe kompani që ende funksionojnë në nivele tradicionale.

Advice Group SpA është kompania që prezantoi për herë të parë përdorimin e marketingut progresiv në Itali, koncept i cili bazohet në menaxhimin e programeve të marrëdhënieve të personalizuara me përdoruesit falë analizës së vëllimeve të mëdha të të dhënave (big data) dhe mundësinë e reagimit në në kohë reale me veprime të caktuara për të mbështetur shitjen. Në vitin 2008, Advice nënshkroi edhe databazën e parë dixhitale në Evropë, duke prezantuar një model të ri të tregut.

Kompania u shpërblye nga prestigjozja London Loyalty Award fillimisht në vitin 2014 me brendin Lavazza, më pas në vitin 2018 me UnipolSai, dhe së fundmi në vtin 2019 me AS Roma. Në vitin 2018, kompania kishte një qarkullim prej rreth 4 milion euro dhe një staf prej 50 personash. Kompania është me seli në Itali dhe ka filluar një program për shtrirjen e saj përmes përfaqësive dhe degëve të saj në Amerikën Latine, Ballkan dhe Evropë. Në 2017 dhe 2019, Advice u bë pjesë e dy klasifikimeve të rëndësishme: FT1000 dhe GrowthLeader. Që të dyjat i shpërblejnë kompanitë me normat më të larta të rritjes. E para(FT1000) ka një shtrirje evropiane dhe caktohet nga Financial Times, ndërsa e dyta (GrowthLeader) është italiane dhe caktohet nga Sole24Ore.

Kanun është agjenci marketingu e themeluar në Kosovë në vitin 2011 që zhvillon veprimtarinë në Kosovë, Shqipëri dhe në shtetet tjera të rajonit për klientë të caktuar. Kanun njihet në treg për qasjen strategjike gjatë zhvillimit të fushatave të komunikimit për klientët e saj dhe veqanërisht dallohet për ndërlidhjen e teknologjisë me fushën e marketingut për të ofruar zgjidhje që forcojnë imazhin dhe rrisin shitjet e klientëve të tyre në raport me konkurrencën.