LAJMI I FUNDIT:

Adrijana Hoxhiq për rrahjen e djalit të Rashiqit: Gjithë natën nuk jam bërë rehat

Adrijana Hoxhiq për rrahjen e djalit të Rashiqit: Gjithë natën nuk jam bërë rehat
Adrijana Hoxhiq nga lista "Komuniteti i Bashkuar" /Foto: Korab Basha

Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar” e ka quajtur krim rrahjen e djalit të Nenad Rashiq. Thotë se institucionet e drejtësisë duhet të zbardhin rastin. Gjëra të tilla thotë se s’do të duhej të ndodhnin.

Hoxhiq thotë se e ka mik Rashiqin dhe i ka ardhur keq kur ka dëgjuar lajmin.


“I thërras të gjitha institucionet relevante që të reagojnë. Ata që e kanë organizu, ata që e kanë bërë këtë krim me të vërtetë duhet të dalin para drejtësisë dhe askujt, asnjë fëmije, asnjë njeriu një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodh. Kjo është me të vërtetë një gjendje e rëndë dhe të ju them të drejtën tërë natën nuk jam bërë rehat sepse Rashiqin e njoh shumë mirë. Ne jemi edhe miq”, tha Hoxhiq për RTV21.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse rrahja është e motivuar politikisht.

“Për besë nuk e di. Jam mundu që të jem sot në kontakt me Nenadin por nuk mujta me marrë asesi. Desha me u interesu se si është djali dhe a ka nevojë diçka”, shtoi ajo.

“Me të vërtetë është një tmerr, një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodh askujt”, theksoi ajo.

Kujtojmë se mbrëmë është raportuar se Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori