LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja polake goditet për vdekje nga treni derisa po i mbante orët me veturën e autoshkollës, kamerat filmuan gjithçka (Video, +18)

Adoleshentja polake goditet për vdekje nga treni derisa po i mbante orët me veturën e autoshkollës, kamerat filmuan gjithçka (Video, +18)

Një adoleshente ka humbur jetën nga përplasja e trenit derisa ajo po mbante orët e vozitjes me veturën e autoshkollës, kurse instruktori që ishte brenda arriti të dalë jashtë dhe t’i shpëtojë më të keqes.

18-vjeçarja e identifikuar nga policia polake si Angelika ka vdekur rrugës për në spital, por instruktori i saj shpëtoi pa ndonjë lëndim serioz. Megjithatë ai është kritikuar që nuk ka bërë asgjë për ta shpëtuar vajzën e re që u përplas nga trenit, në fshatin Zaskale të Polonisë, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin kur adoleshentja derisa po kalonte shinat goditet nga treni i cili për dhjetëra metra e tërheq zvarrë veturën nëpër hekurudhë.


Raportohet se instruktori 62-vjeç kishte arritur të dalë nga vetura në momentin që Angelika kishte ngecur në shina, disa sekonda para se të goditej nga treni që lëvizte me shpejtësi.

“Kur shkuam te vetura, vajza kishte ngecur brenda, kurse instruktori e shikonte nga jashtë duke mos ndërmarrë asgjë për ta ndihmuar”, ka deklaruar Rafal Kwak, dëshmitar i kësaj ngjarje të tmerrshme. /Telegrafi/