LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja bëhet modelja e parë me Sindromën Down që pozon për Gucci

Adoleshentja bëhet modelja e parë me Sindromën Down që pozon për Gucci

Në vitet e fundit, industria e modës ka ndryshuar në mënyrë dramatike, pas kritikave.

Njerëzit nuk presin më të njëjtën gjë dhe mrekullohen nga diversiteti në pistat e modës. Ata kërkojnë raca të ndryshme të lëkurës, për çdo lloj dhe madhësi të trupit dhe më gjerë.


Të shohësh modele me aftësi të veçanta nuk është më një mit dhe një numër në rritje i njerëzve janë të ngazëllyer të mirëpresin individë të rinj të gatshëm të prishin konceptet e gabuara dhe të rrëzojnë barrierat.

Sipas raportimeve, një adoleshente që u shfaq në revistën Vogue është bërë modelja e parë me Sindromën Down që pozoi për Gucci Beauty!

View this post on Instagram

ELLIE FOR GUCCI @GUCCIBEAUTY ON @VOGUEITALIA This is abslotely EVERYTHING! Gucci creative director, Alessandro Michele, has imagined the new Gucci Mascara L’Obscur thinking about the endless opportunities for expression that makeup can offer. Here is the concept behind the new mascara in his words: “I designed L’Obscur mascara for an authentic person who uses makeup to tell their story of freedom, in their way. We called it L’Obscur because this word balances charm and mystery”. And they really couldnt have picked a more charming model in our ELLIE. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ SO PROUD @ELLIEJG16_ZEBEDEEMODEL SPECAIL THANKS TO @DAVIDPDHYDE @ALESSIAGLAVIANO @ALESSANDRO_MICHELE Stylist @mrsemilyevans Hair @ryonarushima @GUCCI @VOGUEITALIA #theguccibeautyglitch #ZBD #TEAMZEBEDEE #ZEBEDEEMANAGEMENT #MODELSWITHDISABILITIES #downsyndrome #ds #downsyndromeawareness

A post shared by Zebedee Management (@zebedee_management) on Jun 16, 2020 at 9:07am PDT

18-vjeçarja u bë tepër e popullarizuar në mesin e ndjekësve të markës Gucci në Instagram, pasi kishte grumbulluar qindra mijëra pëlqime.

Ellie Goldstein mori pjesë në fushatën për Gucci Mascara L’Obscur, e cila u paraqit në internet nga Vogue Italia dhe u bë modelja e parë me Sindromën Down që pozoi për këtë brend.

Fotot e saj u realizuan nga fotografi David PD Hyde, ai shpjegoi se ai synonte të “shtyjë kufirin e bukurisë duke pasur lloje të ndryshme të fytyrave të bukura dhe t’i bashkojë ato si një unitet” dhe të tregojë se “bukuria është kudo dhe ekziston te çdo njeri”.

Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci, shpjegoi se rimeli është dizajnuar posaçërisht për “një person autentik që përdor grim për të treguar historinë e tyre të lirisë, në mënyrën e tyre”.

Ellie aktualisht është duke studiuar artet e performancës dhe familja e saj është e mahnitur në lidhje me mundësitë madhështore që ajo merr në jetë.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë për Ellie dhe të gjitha komentet e mira që ajo ka marrë në Instagramin e Gucci. Ajo gjithmonë ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes dhe para kamerës, ajo është shumë e sigurt dhe e mirë në marrjen e udhëzimeve”, ka deklaruar nëna e saj.

“Me të vërtetë më pëlqeu shumë modelimi dhe më pëlqente të vishja veshjet e Gucci. Jam vërtet krenare për foto sesionin dhe do të doja të isha e famshme. Mezi pres të modeloj për markat e tjera”, ka pohuar vet Ellie. /Telegrafi/