LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti me veshje të nazistëve futet në një shkollë në Brazil, vret katër persona – publikohen pamjet e sulmit

Adoleshenti me veshje të nazistëve futet në një shkollë në Brazil, vret katër persona – publikohen pamjet e sulmit

Gjatë të shtënave në një shkollë në Brazil, ku një 16-vjeçar që barte simbole naziste, qëlloi për vdekje katër persona, tre në vendin e ngjarjes u shpallën të vdekur kurse një profesoreshë ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në qytetin Aracruz në shtetin Espirito Santo, kanë bërë të ditur se nga 10 të plagosurit janë tre profesorë dhe një nxënës, transmeton Telegrafi.


“Për fat të keq, tragjedia në Aracruza akoma nuk ka përfunduar”, tha guvernatori Renato Casagrande.

“Me keqardhje konfirmojnë vdekjen edhe të një personi tjetër – atë të profesoreshës Flavia Amboss Mercon”, shtoi guvernatori i cili shpalli tri ditë zie në Espirito Santo.

Sulmuesi është ish-nxënës që u arrestua dhe pritet të ulet në bankën e të akuzuarve për vrasje dhe tentimvrasje, ka njoftuar policia e shteti brazilian.

Dhuna nëpër shkollat braziliane ka shënuar rritje viteve të fundit, ku janë shënuar dhjetëra incidente që ka pasur të vdekur.

Mediat e atjeshme kanë publikuar pamjet, ku shihet sulmuesi me rroba të kamufluara dhe revole në dorë, futet brenda shkollës dhe fillon të shtie në drejtim të nxënësve dhe profesorëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori