LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentët zotohen të mos lindin fëmijë nëse qeveria nuk reagon ndaj ngrohjes globale

Adoleshentët zotohen të mos lindin fëmijë nëse qeveria nuk reagon ndaj ngrohjes globale

Fatkeqësitë e ndryshme që po ndodhin, të lidhura me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale janë një dukuri e zakonshme në ditët e sotme. Një numër i zyrtarëve në të gjithë botën kanë ndërmarrë disa hapa për t’i dhënë zgjidhje ngrohjes globale, por është ende një çështje për të cilën po bëhet shumë pak.

Për këtë arsye adoleshentja Emma Lim, një studente 18-vjeçare në Universitetin McGill në Montreal, Kanada ka ndërmarrë nismën për “hapjen e syve”. Kjo është një përpjekje për t’i bërë qeveritë të kuptojnë se si ngrohja globale prek të rinjtë.

Duke folur për mënyrën sesi kanë ndryshuar pikëpamjet e saj, Emma Lim tha:

Kur jeni i ri besoni se qeveria juaj do t’i rregullojë gjërat, dhe kështu unë u bashkova me ekipin e gjelbër dhe ne kemi punuar në riciklimin dhe kuptova se gjithçka do të ishte në rregull. Por, besimi te udhëheqësit u thye me kalimin e kohës.

Sipas Lim zyrtarët e vendosur të qeverisë nuk po ndërmarrin veprime të mjaftueshme. Kështu ajo foli për këtë çështje me miqtë e saj, të cilët pranuan njësoj se edhe ata po humbnin shpresën.

Megjithëse 18-vjeçarja gjithmonë ka ëndërruar të ketë fëmijë, ajo kuptoi se të rinjtë do të luftojnë, nëse gjërat vazhdojnë ashtu siç janë.

“JO e ardhme, JO fëmijë, premtim”, kjo është motoja e kauzës së tyre.

“Unë zotohen që nuk do të kem fëmijë deri sa unë të jem e sigurt se qeveria ime do të sigurojë një të ardhme të sigurt për ta”.

Duke folur më tej për nismën e ndërmarrë, Lim tha: “Unë e fillova premtimin sepse doja që njerëzit e tjerë të kuptonin se si ndryshimet klimatike janë kaq të frikshme për gjeneratën time. Unë gjithmonë, gjithmonë kam dashur të jem nënë, për aq kohë sa mund ta kujtoj. Por nuk do ta sjell një fëmijë në një botë ku ata nuk do të jenë të sigurt. Unë do të doja të shihja qeverinë të hartonte një plan gjithëpërfshirës për të punuar seriozisht ndaj ndryshimeve klimatike”. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori