Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik.
Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend.
Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli u pyet edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga autoritetet vendore për 48 bazat ushtarake të vendosura përreth kufirit me Serbinë.
Në konferencë për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurt, për çka shtoi se ka sfida të vazhdueshme.
“Pra, mandati i KFOR-it është të ruajë një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet këtu në Kosovë. Ka sfida të vazhdueshme për këtë, disa janë të brendshme dhe disa janë ndërkombëtare. Dhe KFOR-i punon për të kuptuar dhe përjashtuar efektivitetin e tyre”, u shpreh ai.
Admiral Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet për shkak se mund të shkaktojë rrezik.
“Politika e NATO-s mbi urën është që të mos hapet në këtë moment dhe se ajo duhet t’i nënshtrohet dialogut ndërmjet palëve të interesuara. Është një çështje politike në këtë pikë dhe jo një çështje ushtarake. Dhe arsyeja pse nuk do të jetë e hapur tani është për shkak të gjasave që mund të shkaktojë rrezik për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes së të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi ai para mediave.
Më tej, theksoi se forcat e sigurisë kanë qenë transparente për aktivitetet e tyre me KFOR-in.
“KFOR-i mban linja të hapura komunikimi me të gjitha forcat e sigurisë në zonë për të kuptuar se cilat janë aktivitetet e tyre, dhe organizatat e sigurisë kanë qenë transparente dhe komunikimet e tyre në KFOR. Dhe kështu në këtë kohë, ne nuk shohim ndonjë shqetësim duke pasur parasysh transparencën që ekziston me KFOR-in”, theksoi ai më tej.
Në pyetjet e gazetarëve, admirali i NATO-s theksoi se çdo gjë që lidhet me armatime më të avancuara për FSK-në bëhet në baza dypalëshe jashtë sferës së NATO-s.
“Mandati i KFOR-it nuk është të punojë me ngritjen e kapaciteteve me FSK-në, është një organizatë e veçantë e NATO-s që e bën këtë. Në baza bilaterale, disa vende punojnë me FSK-në dhe kjo është jashtë sferës së NATO-s dhe KFOR-it. Dhe ajo organizatë tjetër e NATO-s punon vetëm për mbrojtjen civile. Çdo gjë që lidhet me armatimet më të avancuara bëhet në baza dypalëshe jashtë sferës së NATO-s”, tha admirali i NATO-s.
Sa i përket deklaratave të krerëve të shtetit për 48 bazat ushtarake të vendosura nga Serbia përreth kufirit, ai deklaroi se ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon.
“Siç e përmenda edhe më parë, KFOR-i mban komunikim të hapur dhe transparent me organizatat e sigurisë në rajon. Dhe me këtë ata janë në gjendje të kuptojnë aktivitetet që po kalojnë, dhe nuk ka shqetësime me ato organizata në këtë moment në këtë kohë. Të ndara nga organizatat e duhura të sigurisë kombëtare, ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, padyshim që është jashtë sferës së operacionit të një shteti, dhe është gjithashtu në fushën e zbatimit të ligjit dhe KFOR-i nuk vepron në fushën e zbatimit të ligjit. Por për sa i përket organizatave të sigurisë shtetërore, ne kemi transparencë dhe besim në ato komunikime dhe mirëkuptim”, deklaroi ai në konferencë për media. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banka Botërore ofron 80 milionë dollarë shtesë për Shqipërinë për transformimin digjital të sektorit publik

Pajisja inovative IQOS tani e disponueshme edhe në Vero Kumanovë

Pas grevës në aeroporte – fluturimet nga Prishtina për në Gjermani po realizohen sipas planit

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

“Ditë historike Kosovë-NATO”, ambasadori Zemaj publikon fotografi nga nisja e sekretarit Rutte për vizitë në Prishtinë

Ia vjedh orën një gruaje në aeroportin "Adem Jashari", policia e identifikoi përmes kamerave të sigurisë - intervistohet i dyshuari

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Ambasadori Ajeti: Kosovarët në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare