LAJMI I FUNDIT:

Adhurues të natyrës bëhen bashkë, largojnë mbeturinat nga Gryka e Rugovës

Adhurues të natyrës bëhen bashkë, largojnë mbeturinat nga Gryka e Rugovës

Një grup i qytetarëve adhurues të natyrës kanë vendosur që ditën e sotme të kalojnë duke u kujdesur për pamjen e Grykës së Rugovës.

Këta qytetarë ku disa prej tyre janë edhe anëtarë të grupit “Merimangat” dhe klubit të peshkatarëve kanë larguar nga rrugët e Rugovës mbeturinat të cilat janë hedhur nga disa qytetarë.


E dimë që në Kosovë problemi me mbeturina vazhdon të mbetet prezentë ani pse shumë shpesh janë marrë aksione pastrimi nga shumë organizata joqeveritare.

Shpresojmë që aksioni i sotëm i këtyre qytetarëve të shërbej për vetëdijesim  dhe mbeturinat të hedhen në vendet e caktuara. /Telegrafi/