LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Do t’i fitojmë edhe 12 komunat në raundin e dytë (Video)

Ademi: Do t’i fitojmë edhe 12 komunat në raundin e dytë (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka konfirmuar fitoren në Kërçovë dhe Pllasnicë derisa ka shprehur falënderim të madh ndaj votuesve për 100 mijë votat në konton e tyre. Integristët sot edhe njëherë kanë theksuar se shkojnë në balotazh në 12 komuna dhe se sipas tyre gjatë raundit të dytë edhe në këto komuna nuk do të mungoj fitorja për kandidatët e tyre, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin, Strugën, Çairin e Sarajin.

”Kjo fitore plebishitare u takon juve dhe ne ju shprehim mirënjohje që edhe një herë, për të 11 herë radhazi, ju e dhatë besimin tuaj për Ali Ahmetin, për BDI-në dhe për ofertën më të mirë. Sot, edhe Komisioni shtetëror zgjedhor konfirmoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë dhe më e votuara në: Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Dollnen,Pllasnicë Zhelinë dhe në këshillat e gati se në të gjitha komunat ku ne garojmë, ndërsa në balotazh, do të ngadhënjejmë edhe në Strugën tonë” deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor. /Alsat-M/


Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori