Më në fund BDI-ja deklarohet e gatshme të diskutojë dhe të pranojë modelin me një njësi zgjedhore, shumë kohë pasi kjo parti kishte qenë ithtare e modelit aktual dhe kundërshtarja kryesore e ndryshimit të modelit zgjedhor. Nga kjo parti thonë se do ta bëjnë vetë këtë propozim në grupin e punës për ndryshimet në legjislaturën zgjedhore.
“Edhe mund të flasim për një njësi zgjedhore por me kompromis sigurisht se edhe e logjikshme është që të kemi një prag prej 5% dhe lista të hapura për deputetë. Kështu mendojmë se kontribuojmë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë në përfaqësim në Kuvend por ama kësisoj kontribuojmë edhe në sigurimin e një stabiliteti politik në Kuvend. Ne do ta propozojmë në grupin punues. BDI-ja do ta propozojë për diskutim”, tha Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Nënkryetari i BDI-së Ademi thotë se ndryshimet duhet të miratohen me konsensus. Cilatdo ndryshime për të cilat do të ketë marrëveshje, Ademi thotë se duhet të zbatohen në kohë, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-së.
“Është e rekomandueshme që propozimi të miratohet të paktën gjashtë muaj para ditës së zgjedhjeve. Ne kemi zgjedhur edhe kryetar të grupit punues. Unë pres që të kemi diskutime intensive dhe cilësore në mënyrë që këto afate të arrihen dhe t’u përmbahemi”, u shpreh Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.
Të mërkurën e kaluar për herë të parë u mblodh grupi i punës që do të hartojë Kodin e ri Zgjedhor. Kryetari i grupit të punës, Aleksandar Novakovski, tha se prioritet është zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR për kodin zgjedhor dhe se paralelisht do të punohet për një kod të ri zgjedhor, ose eventualisht ndryshimin e modelit zgjedhor. Partitë politike nuk kundërshtojnë zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së. Ato rekomandime nuk kundërshtohen as nga VMRO-DPMNE-ja e cila për momentin refuzon të jetë pjesë e këtij grupi të punës.
Megjithatë partitë kanë pasur shpesh qëndrime të ndryshme për modelin zgjedhor, respektivisht numrin e njësive zgjedhore. Ndërkohë që tashmë janë bërë në një mendje LSDM, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe partitë më të vogla në koalicion me partitë e mëdha, duke u deklaruar të hapur të flasin për modelin me një njësi, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa kanë qëndrime të tjera, ASH-ja kërkon tetë kurse Besa tre njësi zgjedhore. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit