LAJMI I FUNDIT:

Ademi: BDI e freskon ekipin

Ademi: BDI e freskon ekipin

BDI nuk e ka braktisur Qeverinë, vetëm bën freskimin e ekipit të vetë, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i partisë dhe ministri i deritanishëm i arsimit, Abdilaqim Ademi, për TV21.

Lideri i partisë Ali Ahmeti nuk deshi ta vërtetojë deklaratën e këtillë të Ademit. Në pyetjen e TV21, se cili do të jetë hapi i ardhshëm i BDI, Ahmeti mbrëmë nga Struga tha që këtë e di vetëm ai e askush tjetër njofton Telegrafi Maqedoni. Reaguan edhe nga “E majta”. Ata konsiderojnë që partitë ekzistuese janë të afta vetëm për krijimin e krizave.


Kryetari i VMRO-DPMNE Nikola Grueski, deklaroi se nuk është e vërtetë që në Qeveri bëjnë pjesë vetëm VMRO-DPMNE dhe LSDM pas vendimit të BDI për tërheqje të ministrave zëvendës ministrave të vetë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë për takim me Ali Ahmetin.
„BDI nuk e braktisi Qeverinë por do të bëj zëvendësim të kuadrove të vetë. Çdo parti politike ka të drejtë ta bëj këtë. Të ofrojë kuadro tjera, të cilët nënkuptohet që duhet ti plotësojnë disa parakushte lidhur me cilësinë. Ka të drejtë për zëvendësim të kuadrove të vetë.“, deklaroi Grueski.

Artan Grubi, nga ana tjetër ka qëndrim të kundërt
„Vendimi për hapat e ardhshme të Bashkimit Demokratik për Integrim, pas tërheqjes së ministrave dhe zëvendës ministrave tonë është ekskluzivisht në duart e kryetarit Ali Ahmeti dhe sipas Statutit por edhe vendimit të Kryesisë, vendimi është vetëm i tij dhe i askujt tjetër“, ka shkruar Grubi në Facebook.