LAJMI I FUNDIT:

Adem Salihaj i LDK-së flet për Specialen, përmend Thaçin e Veselin

Adem Salihaj i LDK-së flet për Specialen, përmend Thaçin e Veselin

Dikur ndër figurat qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, i kishte shpëtuar një atentati ndaj tij, në qershor të vitit 2000.

Disa herë, ish-deputeti i LDK-së, ka thënë se ky atentat, u orkestrua nga Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës, i njohur si SHIK. E gjitha kjo, sipas Salihajt, u bë me miratimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.


Për të diskutuar për të gjitha këto, si dhe vetë krijimin e Gjykatës Speciale, Adem Salihaj, ka folur në televizionin T7.

Ai ka deklaruar që në burg ndodhen vetëm ata që e kryen atentatin ndaj tij dhe jo ata që e kishin dhënë urdhrin.

“Gjykata Speciale ishte një e keqe e domosdoshme. Kishim mundësi ta formojmë vet, apo Këshilli i Sigurimit. Kjo gjykatë, e ka një konotacion që po gjykohet UÇK-ja, por kjo nuk është e vërtetë, sepse po gjykohen individët. Nuk është që këta individët s’kanë bërë krime, sepse e di saktësisht që kanë bërë. Unë jam një viktimë e disa njerëzve të tillë. Për mua janë gjykuar disa njerëz me burg, sepse kanë tentuar të më vrasin për qëllime politike, s’po them se këta janë të pafajshëm, por urdhërdhënësit janë në Hagë.” – deklaroi Salihaj.

I pyetur se kush janë ata që dhanë urdhër për vrasjen e tij, Salihaj, tha se nuk ka kush të jetë tjetër, duke përmendur ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe SHIK-ut, Kadri Veseli.

“Mendoj se s’ka kush të jetë tjetër. Mendoj që Thaçi e Veseli, i din të gjithë urdhërdhënësit dhe vrasësit. Nuk ka mundësi që një strukturë e tyre të bëjnë diçka që ata s’e lejojnë. Ata e dinë secilin rast se kush kënd e ka vrarë dhe është bërë me miratimin e tyre”, tha ai.

I pyetur nëse Gjykata Speciale nuk do të ndikohet politikisht dhe do të gjykojë drejt, a do t’i dënojë për krime krerët e UÇK-së, Salihaj u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj që po, për arsyen e thjeshtë që nuk ka pasur kush tjetër t’i vrasë veprimtarët e LDK-së. Nuk ka logjikë që Serbia t’i ketë veprimtarët e LDK-së pas luftës. Të gjitha shenjat të çojnë në drejtim të strukturave të SHIK-ut dhe PDK-së.”, deklaroi Salihaj.

Salihaj po ashtu ka thënë se nuk ka njohuri që LDK ka bërë ndonjë denoncim në Gjykatën Speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori