Festa e Halloweenit është bërë tashmë shumë atraktive edhe për një pjesë të madhe të personazheve VIP.

Të inspiruar kryesisht nga rolet e filmave horror, shumë persona në datën 31 tetor ndryshojnë dukjen e tyre, duke u shndërruar kryesisht në një personazh të frikshëm.


Dy motrat e njohura të estradës, Adelina e Zanfina Ismaili duket se këtë vit janë përfshirë në frymën e festës së Halloweenit.

Ato kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, duke treguar se si janë dukur gjatë mbrëmjes të së enjtes.

zan1 e1572557905957

Dy motrat duket se janë inspiruar nga filmi i famshëm "Pulp Fiction", duke u 'shndërruar' kështu në dy prej personazheve.

Teksa Adelina ka zgjedhur makijazh të tepruar dhe një paruke, Zanfina nuk ka bërë asgjë më të veçantë, veçse duke ndryshuar stilin e flokëve.

zanja

Dhe ky ndryshim me gërshetat e lëshuara qëlloi për të mirë, pasi një këmishë e bardhë dhe një cigare në duar, bëri që e vogla e familjes Ismaili të ngjasojë tërësisht me rolin ikonë të filmit "Pulp Fiction", Mia Wallanc, që luhet nga aktorja Uma Thurman.

"Halloween 2019 me Adelina Ismailin/Pulp Fiction,me mua si Mia Wallace dhe motra ime si magjistare pagane", shkroi Zanfina në Instagram. /Telegrafi/