Adele zbulon titujt e këngëve të albumit të ri “30”

Adele më në fund ka publikuar listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “30”, i cili do të publikohet më 19 nëntor.
CD-ja e krijueses së shumë hiteve është renditur në faqen e kompanisë amerikane të shitjes ‘Target’ dhe përfshin 12 këngë së bashku me tre këngë shtesë.
Titujt e projekteve të 33-vjeçares përfshijnë: “Cry Your Heart Out”, “Love Is A Game” dhe “I Drink Wine” - pasi këngëtarja e fuqishme jep një pasqyrë të sinqertë për divorcin e saj në vitin 2019 nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki.

“30” është lansimi i parë i Adele pas thuajse gjashtë vitesh, që nga viti 2015.
Ajo gjithashtu specifikon se albumi është realizuar në bashkëpunim me Greg Kurstin, Max Martin dhe Shellback e Tobias Jesso duke vazhduar me Inflo dhe Ludwig Goransson.
Këngë të tjera që lënë të kuptohet për ndarjen e artistes amerikane përfshijnë “To Be Loved” dhe “Can't Be Together”.
Albumi përmban gjithashtu këngën “Easy On Me” që e solli vetëm pak javë më parë dhe që tashmë ka pushtuar çdo top-listë.
Më poshtë ua sjellim listën e plotë të këngëve:
1. Strangers By Nature 2. Easy On Me 3. My Little Love 4. Cry Your Heart Out 5. Oh My God 6. Can I Get it 7. I Drink Wine 8. All Night Parking 9. Woman Like Me 10. Hold On 11. To Be Loved 12. Love Is a Game.
Këngë shtesë
13. Wild Wild West 14. Can't Be Together 15. Easy On Me. /Telegrafi/





























































