Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar për projektet që janë duke u kryer dhe për kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”, të kësaj komune.
Ministri Abrashi tha se është ndër prioritetet kryesore kyçja në Gërlicë, duke konsideruar se banorëve të kësaj ane duhet t’iu mundësohet qasja më e lehtë në rrugë.
“Jemi duke punuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillen rrotull. Do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë që banorëve t’iu mundësohet qasja në autostradën “Arbën Xhaferi”, tha Abrashi.
Ministri bëri të ditur se janë edhe një sërë projektesh në këtë komunë të cilat janë duke u kryer.
“Të gjitha komunave po u japim prioritet në rregullimin e infrastrukturës, e edhe në Komunën e Vitisë janë një sërë projektesh që do të financohen”, tha Abrashi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se kyçja në këtë autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të komunës së Vitisë, por edhe e banorëve të fshatrave të Ferizajt dhe Kaçanikut.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për nevojën e realizimit të shumë projekteve të tjera infrastrukturore në këtë komunë, ndër to për qarkoren e qytetit të Vitisë, realizimin e hyrjeve dhe daljeve me Gjilanin dhe Ferizajin, ndërtimin e disa urave, rregullimin e rrugës Viti-Kërbliqë dhe rregullimin e rrugës alternative në Stubëll “Anton Çeta” si dhe projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj komune./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak