LAJMI I FUNDIT:

Abrashi reagon për vendimin e Kushtetueses: Institucionet e pavarura ranë në kurthin e politikës

Abrashi reagon për vendimin e Kushtetueses: Institucionet e pavarura ranë në kurthin e politikës

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Arban Abrashi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në favor të Shpend Ahmetit, e ka cilësuar si vendim skandaloz.

Abrashi ka shkruar në rrjetin social Facebook se institucionet e pavarura kanë rënë në kurthin e politikës, transmeton Telegrafi.


Ai ka kërkuar reagim nga komunitet juridik vendor dhe ndërkombëtar, duke theksuar se në vendimin e Gjykatës ka vendime amatore.

“Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha palët vendosen të luajnë me duar të pastra. Politika vendosi të kundërtën, kurse institucionet e pavarura ranë në kurthën e politikës dhe i’u dorëzuan presionit”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Postimi i plotë:

Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha palët vendosen të luajnë me duar të pastra. Politika vendosi të kundërtën, kurse institucionet e pavarura ranë në kurthën e politikës dhe i’u dorëzuan presionit

Disa gabime të akvendimit skandaloz janë më poshtë:

Me nenin 112 të Kushtetutës përcaktohet e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të intepretuar nëse ligjet jane në përputhshmëri me Kushtetutën.

Në rastin tim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktgjykimet e aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk janë në kundërshtim me nenet 45 dhe 54 të Kushtetutes. Kjo përbën skandal në vete, e ky skandal e kjo praktikë nuk haset në asnjë gjykatë kushtetuese kur vendos për ankesat individuale, por as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Unë kam kerkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatoj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutes shkeljen e të drejtave të mia zgjedhore, e jo të më tregoj nësë aktgjykimi dhe aktvendimi i Gjykatë Supreme kanë shkelur nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. TURP!

E nderuar Gjykatë, në rast se nuk ke kuptuar: Unë nuk kam kërkuar interpretimin e përpuethshmërisë së ligjit me Kushtetuten, por kam ngritur kërkesën time kundër nje autoriteti publik për cenim të lirive dhe të drejtave të mia kushtetuese.

Me këtë rast kërkoj nga i gjithë komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim skandaloz.

Hartimi i një aktgjykim me shumë faqe, nuk nënkupton e kamuflon fshehjen e pazarit. Ky aktgjykim skandaloz, përfshin gabime amatore që vetëm letra i duron, por asnjëhere ndërgjegjja e rregullat e profesionit.

Mendoni pak për Kosovë, e të rinjtë qe me me mendje janë jashtë saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori