LAJMI I FUNDIT:

Abrashi për “Lakrishtën”: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave

Abrashi për “Lakrishtën”: Rregullimi i platosë, një mbikalim dhe rregullim i fasadave

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite në lagjen “Lakrishte”, ka prezantuar planin për investime, i cili përfshin rregullimin e platosë, ndërtimin e një mbikalimi në Sheshin “Bill Clinton”, rregullimin e fasadave.

“Është e papranueshme gjendja në të cilën ndodhet platoja në Lakrishte. Ne do të investojmë dhe do ta shndërrojmë në një vend të bukur dhe atraktiv për banorët. Në këtë lagje kemi planifikuar investime në ndriçimin publik dhe do të vendosim kamera në pikat kryesore për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, një projekt tjetër për këtë lagje është rregullimi i transportit publik dhe ndryshimi i vendit të stacionit aktual, pasi që nga ekspertët është konsideruar se ndodhet në vend joadekuat dhe po shkakton kolona në trafik.

“Për të lehtësuar qasjen nga njëra anë e rrugës në tjetrën, sidomos të nxënësve, ne do të ndërtojmë një mbikalim në Bulevardin “Bill Clinton”. Do t’i rregullojmë hapësirat gjelbëruese dhe do t’i mirëmbajmë  e atyre ekzistuese”, tha Abrashi.

Abrashi potencoi se banorët e Lakrishtës do të përfitojnë edhe nga projektet tjera në nivel të kryeqytetit, siç është Fondi i Punësimit, mbjellja e 10 mijë drunjve çdo vit, investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori