LAJMI I FUNDIT:

Abrashi në “Personale” porosit Shpend Ahmetin të shkojë më shpesh në fitnes (Video)

Abrashi në “Personale” porosit Shpend Ahmetin të shkojë më shpesh në fitnes (Video)

Kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, thotë se dy lagje të Prishtinës i ka më shumë për zemër, Bregun e Diellit dhe Ulpianën. Ndërsa, ka edhe një porosi të veçantë për kundërkandidatin e tij në garën për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Abrashi tregon se pret që gjatë këtyre ditëve të bëhet sërish babë, pasi bashkëshortja e tij do t’i lind djalin e dytë.


Me Bregun e Diellit, Abrashi thotë se ka qenë i lidhur shumë për shkak se atje ka kaluar një pjesë të fëmijërisë  tek gjyshi, Ahmet Kelmendi, profesori dhe albanologu i njohur, të cilin thotë se e ka çmuar shumë. Ndërsa, Ulpiana është lagja ku ka jetuar.

Thotë se në Prishtinë në katër vitet e fundit është shtuar papastërtia.

“Prishtina dikur ka qenë një qytet i pastër dhe që ka reflektuar vlera. Prishtina ka qenë qytet i festivaleve, kurse viteve të fundit nuk e ka këtë primat. Duhet ta kthejmë Prishtinën një qendër që reflekton vlera dhe pozitivitet”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Abrashi foli me admirim për gjyshin e tij, profesor Ahmet Kelmendin, i cili një jetë të tërë ia ka kushtuar gjuhës shqipe dhe ngritjes së arsimit shqip në Kosovë.

“Kur ndërroi jetë unë mësova edhe më shumë për të. Nga të tjerët, që vinin në të pame, mësova se sa shumë kishte bërë për arsimin dhe hapjen e shkollave. Kjo më ka bërë që të ndjehem edhe më shumë krenar me të”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka folur edhe për ngritjet dhe rëniet e partisë së tij dhe koalicionet me PDK-në.

Për kundërkandidatin e tij, Shpend Ahmetin, thotë se është mjeshtër i Facebookut, por jo edhe punëtor.

“Ai bën shumë zhurmë dhe propagandë, por nuk punon mjaftueshëm për qytetarët e Prishtinës”, tha Abrashi.

Ndërsa, porosia e Abrashit për kundërkandidatin e tij është “të shkojë më shpesh në fitnes”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Kalo në kategori