Deputeti Artan Abrashi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kurrë nuk ka sajuar gjëra.
Ai ka thënë se ka pasur kërcënime ndaj kryeministrit Kurti.
Kështu tha ai në RTV Dukagjini, teksa është pyetur se a ka pasur atentat ndaj kryeministrit Kurti.
“Nuk ka ndonjë arsye që kryeministri i Kosovës të sajojë gjëra të tilla që lidhen me atentate, ku është ideja dhe ku është dobia e këtyre temave, nuk e kuptoj pse ai duhet të sajojë, kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë. A ka pasur kërcënime? Po, edhe më herët. Këto kërcënime nuk është se nuk janë bërë në Kosovë apo jashtë Kosovës edhe ndaj zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Është shumë e rëndësishme që mekanizmat e sigurisë që merren me këto punë të merren seriozisht me këto. Nuk është diçka e pamundur, në Ballkanin Perëndimor nuk është që nuk ka ndodhur më herët”, tha Abrashi.
Ndryshe, Kurti ka thënë se pa shumë forca policore gjatë vizitës në Shkup, ndërsa televizioni publik në Kosovë raportoi paraprakisht se masat e rrepta të sigurisë u ndërmorën, pas informacioneve se po planifikohej një atentat ndaj tij.
Kurti nuk e mohoi se ka pasur përpjekje për atentat, teksa tha se ka vazhdimisht kërcënime nga Beogradi, por theksoi se nuk ndihet i rrezikuar.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesën për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.
Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) ka raportuar duke u thirrur në burime brenda institucioneve të sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
KFOR-i letonez kryen patrulla "rutinore" në Zubin Potok
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar