LAJMI I FUNDIT:

Abrashi kritikon ashpër Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë (Video)

Abrashi kritikon ashpër Ahmetin për qeverisjen në Prishtinë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit ish – kandidat për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Arban Abrashi ka theksuar se zhvillimet në tremujorin e parë në komunën e Prishtinës nuk janë optimiste.

Ai në një intervistë për portalin Telegrafi, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se të hyrat e tremujorit të parë të këtij viti në krahasim me një vit paraprak, ka sipas tij, një rënie prej 12 për qind.

“Zvogëlim të të hyrave të planifikuara. Komuna e Prishtinës ka dështuar edhe në inkasimin e shërbimit të pastrimit, ku në krahasim me tremujorin e parë të një viti më parë, kemi 400 mijë euro më pak para, kohë në të cilën shërbimi i pastrimit kryhej nga ndërmarrja publike ‘Pastrimi’”, ka shtuar Abrashi.


Sipas tij, ndër gjërat më shqetësuese për mosefikasitetin e komunës së Prishtinës, është sasia e buxhetit që është shpenzuar gjatë këtij tremujori.

“Në këtë tremujor janë shpenzuar vetëm 2.6 për qind e buxhetit”, ka theksuar Arbashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori