Gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me Igballe Rugovën, drejtoreshë e Rrjetit të Grave të Kosovës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është zotuar se Programi i tij parash buxhetimin gjinor dhe përkrahjen financiare të çdo nëne që do të lind në Prishtinë.
“Barazia gjinore është prioritet i yni. Jemi zotuar që gjysma e drejtorive në Prishtinë do të drejtohen nga gratë dhe vajzat. Do të bëjmë buxhetimin gjinor, në mënyrë që gratë të përfitojnë financiarisht për projektet dhe bizneset e tyre. Buxhetimi gjinor parasheh që çdo nënë që lind fëmijë në Prishtinë do të përkrahet financiarisht”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se Programi i tij për Prishtinën parasheh fuqizimin e grave në sektorin privat nëpërmes Fondit të Punësimit dhe punësimin në sektorin publik, duke përfshirë administratën, arsimin, shëndetësinë etj.
Besa Zogaj nga Kryesia e LDK-së, ka thënë se Arbani si ministër i doli në ndihmë duke e përgatitur Ligjin për Buxhetimi Gjinor, ai përkrahi bizneset e grave “start up”, ndërsa ndihmoi financiarisht punësimin e 400 vajzave në sektorin e teknologjisë së informacionit.
“Unë kam besim në planin e Arbanit për fuqizimin e grave dhe vajzave. Ai është një person me kredibilitet, shumë profesional dhe njeri që i mban premtimet. Nuk kam asnjë dyshim se si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do t’i mbajë të gjitha premtimet, duke përfshirë edhe këtë që po flasim sot për fuqizimin e grave dhe vajzave”, tha Zogaj.
Drejtoresha Rugova ka thënë se Abrashi ka dhënë dëshmi për përkrahjen e grave sa ka qenë në pozitën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Ju ishit jo vetëm përkrahës por edhe shtytës i projekteve të grave”, ka thënë Rugova, e cila ka kërkuar gjetjen e lokacionit për qendrën e tyre.
Abrashi është zotuar se lokacioni për Rrjetin e Grave do të gjendet, për t’iu krijuar atyre kushte për punë në shërbim të komunitetit.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën, ka shpreh admirimin e tij për Rrjetin e Grave në funksion të mbrojtjes, përkrahjes dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.
Ai ka thënë se zyra e kryetarit të komunës do të jetë e hapur për të gjitha organizatat e grave, për të cilat gëzon respekt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë