LAJMI I FUNDIT:

Abrashi alarmon: Harxhimi i stoqeve në minierën e Sibovcit pamundëson prodhimin e energjisë elektrike 

Abrashi alarmon: Harxhimi i stoqeve në minierën e Sibovcit pamundëson prodhimin e energjisë elektrike 

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka alarmuar për harxhimin e stoqeve të mbetura për prodhimin e energjisë elektrike, në minierën e Sibovcit, për shkaqe të mos shpronësimit të tetë shtëpive në fshatin Shipitullë, për vazhdimin e minierës.

Sipas tij, stoqet do të harxhohen më së largu të premten dhe për pasojë do të kenë ndalimin e prodhimit të energjisë elektrike, ka shkruar Abrashi në facebook.


“Për mosveprim institucional në shpronësimin e 8 shtëpive, fillimisht në fshatin Shipitullë, për vazhdimin e minierës se Sibovcit, do të harxhohen stoqet e mbetura dhe do të ndalet prodhimi i energjisë elektrike. Gjendja është alarmante, rrezikohet siguria e furnizimit me energji e me atë edhe siguria nacionale. Kjo pritet të ndodh ditën e premte, ndërkaq institucionet përgjegjëse çuditërisht heshtin!”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/