LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: Mos heqja e taksës, vë SHBA-në në pozitë jo të lakmueshme (Video)

Abdullahu: Mos heqja e taksës, vë SHBA-në në pozitë jo të lakmueshme (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përsëriti edhe sot se  pavarësisht presionit taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk do të hiqet derisa shteti fqinj ta njohë Kosovën. Në mbrojtje të këtij qëndrimi ka dalë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ndërkaq njohësit e zhvillimeve thonë se Kosova duhet të ketë kujdes dhe të mos acarojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kërkojnë heqjen e taksës.

Në kohën kur qeveria Haradinaj mori vendim në nëntor të 2018-ës për taksen 100%, ndaj të gjitha produkteve, serbe, partnerët e koalicionit nga PDK-ja  thanë se ideatorët e kësaj takse janë, Kadri Veseli e Enver Hoxhaj.

Presioni i madh ndërkombëtar ishte i menjëhershëm për të larguar këtë takes.  Të parët që reaguan ishte zyrtarë të Bashkimit Evropian, ndërkaq ditëve të fundit po reagojnë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë ultimatum nga ShBA-të, as Kadri Veseli e as Enver Hoxhaj nuk e folën asnjë fjalë ndërkaq gjithë barra e saj po i bie shefit të qeverisë,  Ramush Haradinaj.  Kjo kërkesë  u bë shkak që SHBA-ja i’a ka pamundësuar Haradinajt që të udhëtojë në Amerikë për “Lutjet e Mëngjesit” duke ia refuzuar vizën. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kreu i ekzekutivit, i cili ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë udhëtojë për në Uashington.

Kryeministri Ramush Haradinaj  konfirmoi edhe njëherë se është  vendosur për të mos e hequr taksën. Tha se kjo nuk do të ndodhë  derisa Serbia ta njoh Kosovën.

“Sot e heqim taksën nëse ka marrëveshje për njohje, por mund edhe mos ta heqim asnjëherë nëse Serbia nuk na njeh…Kjo taksë nuk ka të bëj me Amerikën, por me Serbinë e Rusinë”, tha Ramush Haradinaj.

Analisti Faton Abdullahu vlerëson se krerët institucionalë të Kosovës duhet të kenë kujdes, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe.

“Pas vërejtjeve të bëra nga SHBA taksa duhet të hiqet. Mos heqja e taksën na vë neve në një pozitë të vështirë, por i vë edhe amerikanët në një pozitë të pa lakmueshme ngase duhet pasur parasysh se ata kanë një strategji se si t’i qasen punës në Ballkan, raporteve tona me Serbinë dhe dialogut në përgjithësi”, deklaroi Faton Abdullahu.

Nga Instituti Demokratik thonë se Qeveria duhet të jetë e matur e ndaj deklarimeve dhe raporteve me   aleatët e Kosovës.

“Është evidente që Kosova ka të drejt dhe vendimi për ta vendosur taksën ka qenë i drejtë, por tani kemi një kërkesë dhe si duket ka një interesim të madh të administratës amerikane që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje brenda vitit 2019”, deklaroi Violeta Haxholli.

Por, në mbrojtje të vendimit të qeverisë Haradinaj është Këshilli për Mbrojtjen të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Realisht, ata që po zhvillojnë bisedime me Serbinë në një terr absolut  janë më të interesuarit që kjo masë të hiqet, në mënyrë që të arrihet “një marrëveshje historike me Serbinë, detyruese…Pavarësisht se mund të ketë edhe lëvizje të kufijve në dëm të Kosovës. Tash kemi zëra edhe brenda koalicionit se heqja e taksës mund edhe të rishikohet e që nënkupton se angazhohen për heqjen e kokës së Ramush Haradinaj”-  thuhet në reagimin e KMDLNj./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori