LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Zgjedhjet në degët e LDK-së në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Abdixhiku: Zgjedhjet në degët e LDK-së në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë përfunduar zgjedhjet edhe në 8 nëndegë në Prishtinë.

Abdixhiku thotë se zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen, transmeton Telegrafi.


“Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen. Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re”, thotë ai.

Kreu i LDK-së, shton tutje se “jemi në gjysmë të procesit, do t’i kemi gjithsej 86 nëndegë, do të kemi një Prishtinë si rrallëherë”. /Telegrafi/