LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Takimi me amerikanët i jep qetësi LDK-së për kufijtë (Video)

Abdixhiku: Takimi me amerikanët i jep qetësi LDK-së për kufijtë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi i sotshëm me zyrtarët amerikanë i jep qetësi këtij subjekti politik për kufijtë e Kosovës.

Abdixhiku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke folur për takimin që kanë pasur me zyrtarët amerikanë ka thënë se janë dakorduar që disa gjëra nga ky takim të mbesin brenda diskutimit të brendshëm por thotë se në vija të trasha takimi i sotshëm i jep qetësi LDK-së në report me kufijtë e Kosovës.


“Por jemi të shqetësuar sa i përket relacioneve me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Kosova nuk e ka luksin të ketë gjendjen e tanishme politike. Është e paimagjinueshme që në momentet më historike, Kosova të mos ketë në krahë aleatin më të çmueshëm, Amerikën”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për SHBA-në, asnjë marrëveshje e njëanshme nuk është e pranueshme për ata.

“Rrjedhimisht nuk mund të ketë vendosje unilaterale e kufirit në dëm të Kosovës. Në momentet që pala kosovare është e vetëdijshme për pasojat dhe vendos ta refuzojë këtë kufi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Kosovën”.

Sipas Abdixhikut është pozitive që administrata e SHBA ka interes për Kosovën, pasi për ne nuk është në interes një administratë amerikane që nuk merret me Kosovën.

“Problemin Kosova e ka brenda… Institucionet tona kanë krijuar një kaos përfaqësues ndërkombëtar. Kemi një President që flet për territor dhe propozon një ridefinim të kufijve të njohur ndërkombëtarë dhe kemi një Kryeministër që vë në dyshim raportet me SHBA-në”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori