LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku reagon për rritjen e çmimeve: Paaftësia e Qeverisë Kurti po kushton shumë, i ka braktisur detyrat e saj

Abdixhiku reagon për rritjen e çmimeve: Paaftësia e Qeverisë Kurti po kushton shumë, i ka braktisur detyrat e saj

Kryetari i LDK-së dhe deputeti Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rritjen e çmimeve të produkteve bazike ushqimore.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se Kosova po përballet me valën më të rëndë të papërballueshmërisë së çmimeve në historinë e saj.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – raportit të publikuar sot – për vetëm një vit, çmimet e produkteve më bazike ushqimore e të shërbimeve kanë prekur rekorde të reja në vend”, tha Abdixhiku.


Tutje përmendi edhe produktet të cilat sipas tij janë rritur dukshëm në 2022.

“Mielli është shtrenjtuar për 29%, buka për 17%, vaji për 46%, sheqeri për 23%, patatet për 24%, domatet për 30%, nafta e benzina për gati 30%, e energjia elektrike – pa subvencion – nga 85-104%. Janë çmime të rritura për vetëm 1 vit. Kjo rritje enorme, e paprecedentë deri më tani, vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë së përditshme”, tha ai.

Rritja e çmimeve në Kosovë – buka, qumështi, vaji, transporti dhe rryma produktet që u shtrenjtuan më së shumti brenda një viti
Lexo po ashtu Rritja e çmimeve në Kosovë – buka, qumështi, vaji, transporti dhe rryma produktet që u shtrenjtuan më së shumti brenda një viti

Sipas tij, përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”, u shpreh deputeti i LDK-së.

“Politika publike duhet të jetë e gjallë. Vizionet zhvillimore duhet të jenë të mëdha; të guximshme. Ngurtësimi në retorikë të thatë, herët apo vonë sjellë krizë. Dhe me çmime inflative si këto, ky vend veçse po futet në krizë”, tha në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori