LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Gjermanisë dhe të Norvegjisë

Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Gjermanisë dhe të Norvegjisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt dhe atë të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.


Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje. /Telegrafi/