LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Përgjegjësi e popullistëve në pushtet që Kosova humbi marrëveshje finale, e me njohje në qendër të saj

Abdixhiku: Përgjegjësi e popullistëve në pushtet që Kosova humbi marrëveshje finale, e me njohje në qendër të saj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka qëndruar në Podujevë me rastin e 33 vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Me këtë rast në fjalën e tij kryetari Abdixhiku ka thënë që është përgjegjësi e popullistëve të pushtetit që Kosova në momentin më të favorshëm të saj, humbi momentumin historik për marrëveshje finale e me njohje në qendër të saj.


“Në vend të kësaj, popullistët na dhanë një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të. Mashtruan gjatë, zhbënë secilin qëndrim dhe përfunduan në rezultat edhe më të rëndë se secila gjendje paraprakisht. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë tani, është e pariparueshme më”, ka thënë  Abdixhiku.

Dy problemet e mëdha të Aneksit Zbatues të marrëveshjes, sipas Serwer
Lexo po ashtu Dy problemet e mëdha të Aneksit Zbatues të marrëveshjes, sipas Serwer

Ai po ashtu theksoi se shteti i Kosovës sot është vënë para zgjedhjeve të vështira, si rezultat i politikës së pamatur të Qeverisë së Kosovës.

“Për shkak të refuzimit të koordinimit me kohë, për shkak të mosprioretizimit të dialogut si interes nacional, për shkak të moskuptimit të rrethanave politike në kontinent e më gjerë, dhe për shkak të rënies në grackën e Serbisë rreth destabilitetit në veri të vendit, Kosova ka humbur një mundësi të madhe historike; atë të arritjes së një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe me njohjen në qendër në të”, theksoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori