LAJMI I FUNDIT:

​Abdixhiku në takim me ambasadorin francez shpreh shqetësimin e LDK-së për situatën në veri

​Abdixhiku në takim me ambasadorin francez shpreh shqetësimin e LDK-së për situatën në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut. “Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.


Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj.

Ndryshe, në komunat veriore të Kosovës të martën pati shpërthime të njëpasnjëshme me granata dore dhe shok-bomba, gjithashtu u dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.

Disa grupe të qytetarëve serbë në atë pjesë nisën sulmet me të arritur zyrtarët zgjedhorë nëpër komisionet komunale zgjedhore në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen për kryetar të komunave veriore.

Për situatën e krijuar reaguan edhe ndërkombëtarët, duke u shprehur të shqetësuar me dhunën e përdorur./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori