Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se partia të cilën ai e drejton e ka dyfishuar mbështetjen e megjithatë shtoi se nuk duhet të vetëkënaqen me këtë.
Abdixhiku, këtë deklaratë e bëri në Konventën Programore të LDK-së në Gjilan.
Kryetari i LDK-së tha se nga Gjilani po e nisin ciklin e takimeve me njerëzit gjithandej Kosovës, ndërsa shtoi se qytetarët tashmë po njohin qartë energjinë e re dhe ndryshimin e shumëkërkuar në LDK.
Kryetari Abdixhiku, theksoi se shumë njerëz të rinj, profesionistë të rinj, burra e gra më të mirë të vendit po i bashkohen lidhjes politike, ndërkaq, nënvizoi se përkundër progresit të jashtëzakonshëm në këtë kohë të shkurtë, duhet të përmirësohen e rriten edhe më tutje.
Sa i përket sfidave që po përballen qytetarët, kryetari Abdixhiku theksoi se janë në krizë dhe kapërcimet politike i bëjnë nga kriza në krizë.
Ndër të tjera, ai tha se Kosova nuk ka Qeveri, ngase në vend të gjetjes së zgjidhjeve për çdo problem, nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjojnë narracione të 14 shkurtit, fajësimeve për 20 vjet, e konspiracione të ndryshme.
Abdixhiku specifikoi se LDK ka një plan dhe ekip që po ndërtojnë programin në bashkëbisedim me qytetarët, ku do t’i japim përgjigje dhe vizione të qarta e të guximshme problemeve të vendit tonë.
Ai, në fund të fjalës së tij, bëri thirrje që të gjithë rugovistët, të gjithë besimtarët e djathtë dhe patriotët e Republikës së Kosovës të bashkëngjiten në rrugëtimin e madh, ku theksoi se Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kanë nevojë për njerëzit më të mirë të vendit.
Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK është gardian i demokracisë dhe i zhvillimit të shtetit.
Ai tha se edhe përkundër faktit që në Gjilan janë në opozitë, në mënyrë të vazhdueshme po ofrojnë këshilla dhe sugjerime, mirëpo ato nuk po dëgjohen nga pushteti i sotëm në Gjilan, për të cilin tha se ky pushtet e ka fituar një zyre por e ka humbur qytetarin.
Ndër të tjera, ai tha se LDK do ta bëj rikthimin e madh, në krye me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën