LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku e quan Kurtin populist: A jam me Vuçiqin unë? Pse do të flasësh tani me mua

Abdixhiku e quan Kurtin populist: A jam me Vuçiqin unë? Pse do të flasësh tani me mua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është polarizues.

Ai ka thënë se Kurti iu thotë partive opozitare, përfshirë edhe atij si kryetar i LDK-së që “jeni me Vuçiqin”.


Abdixhiku thotë se si mund më pas ta ftosh të bisedosh për dialogun me Serbinë me dikë që e etiketon si “me Vuçiqin”.

”Në fund të ditës, po të kishim një kryeministër si duhet, jo polarizues që  thotë jeni me Vuçiqin, sepse kur i thua jeni me Vuçiqin nuk ke pse ulësh më me të. Pse me u ulë ai me fol me mua për dialogun, por a jam me Vuçiqin, si mund të flasësh me mua tash hajde bëhemi bashkë. Por të kishim një kryeministër të matur do të thoshte ejani ta bëjmë një dokument më të mirë”, ka thënë Abdixhiku në T7.

Më tutje, ai ka deklaruar se drafti për Asociacionin është autonomi me kompetenca ekzekutive.

Kryetari i LDK-së e ka quajtur Kurtin si “populist” dhe “polarizues”, duke e kritikuar për qasjen në raport me dialogun me Palestinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori