LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kështu si po qeverisë Albin Kurti, na duhen 40 vjet për të arritur Kroacinë

Abdixhiku: Kështu si po qeverisë Albin Kurti, na duhen 40 vjet për të arritur Kroacinë
Foto: Arkiv

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka demantuar Qeverinë për rritjen ekonomike.

Ai ka paraqitur disa grafikone ku ka treguar se mesatarja ekonomike gjatë Qeverisë së Albin Kurtit është më e ulët se e viteve 2013-2019, 3.6%.


“Kam marrë të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do t’i prezantoj sonte. Kjo është rritja ekonomike në 10 vitet e fundit. Mesatarja e rritjes ekonomike është 4.7% prej vitit 2013 deri në vitin 2019. Në tri vitet e fundit mesatarja është 3.6%. Këto të dhëna janë të Qeverisë së Kosovës, do të thotë mesatarja është më e ulët se e viteve 2013 deri 2019. Me këtë trend 3.6% Kosovës i duhen 40 vite për me mbërri Kroacinë, siç na qeverisë Albin Kurti na duhen 40 vite për ta mbërritur Kroacinë. Mesatarja e Qeverisë Kurti është më e ulët se e 7 viteve paraprake. Na duhen 80 vite për me mbërri mesataren e BE-së”, deklaroi Abdixhiku, në T7.

Abdixhiku foli edhe për inflacionin në Kosovë, për të cilin tha se për ti mbuluar 100 eurot e vitit 2015 sot duhet 127.9 euro.

“Grafikoni i dytë – inflacioni në Kosovë para Qeverisë Kurti dhe pas. 100 euro është baza e vitit 2015. Sa duhet sot për t’i mbuluar sot 100 eurot e vitit 2015, 127.9 euro, pa vitin 2024”, shtoi i pari i kësaj partie.

“Grafikoni i tretë është deficiti tregtar, se sa importojmë dhe sa eksportojmë. Kosova ka pasur problemin historik që ka marrë produkte prej jashtë se sa ka shitur jashtë. Albin Kurti e ka marrë Qeverinë me 2.8 miliardë euro gjatë vitit të pandemisë, po e kalojmë këtë vit. Sot deficiti tregtar është 5 miliardë euro kemi diferencë mes importeve dhe eksporteve. Për 2 miliardë euro është rritur gjatë qeverisë së tij”, përfundoi Abdixhiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori