LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi

Abdixhiku: Kamberi është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Serbi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarët Lutfi Haziri e Anton Quni, ka pritur sot në takim deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Kryetari Abdixhiku e vlerësoi se , duke ngritur shumë herë çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë në Luginë.


“Po ashtu gjatë takimit u diskutua për koordinimin e veprimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes autoriteteve në Luginë dhe atyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga LDK.

Tutje LDK njofton se “Abdixhiku shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen për Kamberi, që të vazhdojë me guximin dhe vendosmërinë e tij të mbrojë dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve në Luginë e Bujanoc”. /Telegrafi/