LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Gjakova meriton më mirë

Abdixhiku: Gjakova meriton më mirë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku në një tubim sonte me qytetarët në Gjakovë, tha se me LDK-në në pushtet të gjitha kategoritë do të trajtohen siç e meritojnë. Ai tha se është koha që vendi të zhvillohet dhe se mision i LDK-së është krijimi i kushteve më të mira të punës.

Ndërsa, përmendi projekte të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimore, Abdixhiku premtoi se rruga Dollc-Gjakovë do të përfundojë në javët e para të qeverisë së re.

“Si bartës të së djathtës, si bartës politik të lëvizjes për liri, demokraci e pavarësi, neve LDK-së dhe partnerit tonë PSHDK na takon të bëjmë rrugën e konsolidimit e rrugën e integrimit euroatlantik destinacionin tonë përfundimtar. Me fjalë të atit themeltar të shtetit të Kosovës, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE me miqësi të përhershme me SHBA-të ishte misioni ynë, dhe do të jetë misioni jonë nesër…Republika jonë qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran. Në këtë definim të së ardhmes sonë qytetarët e Kosovës duhet të kuptoni peshën e zgjedhjes tuaj. Si një shtet me njerëz që bëjnë jetën këtu, shtet në zhvillim apo si një vend i zymte i propagandës, i përçarjeve, i mbylljes e sanksioneve, si një vend i zmbrapsjes së dhimbshme, i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesin dhe pak, e keq. Këto zgjedhje ju qytetarë duhet të keni të qartë. Me 9 shkurt është koha të ktheni tek LDK njëherë e përfundimisht”, tha Abdixhiku.


Derisa për qytetarët e Gjakovës premtoi projekte të mëdha infrastrukturore përfshirë edhe kompletimin e stadiumit.

“Ashtu siç është historiku kulturor Gjakova jonë, ashtu do të trajtojmë Çarshinë e madhe e të bukur të qytetit tuaj, është pasuri kombëtare, do të keni mbështetjen e LDK. Po ashtu qeveria jonë parasheh që rrugën nga Kosharja në bjeshkë të Babaj Bokës deri në Bjeshkë të Brovinës të përfundohet me mbështetje të qeverisë qendrore. Rruga Dollc-Gjakovë do të përfundojë sa më parë e shpejt, do të jem në terren personalisht që në javët e para të qeverisë së re të shoh si po shkojnë punimet. Gjakova meriton shumë më mirë dhe stadiumin e Gjakovës do të keni të plotë. Për gjithë të rinjtë, kemi programin kombëtar për trajnime në teknologji”, tha Abdixhiku, transmeton KP.

I pari i LDK-së tha se me këtë parti në qeverisje do të ndalohet braktisja e vendit nga të rinjtë.

Ai  tha se me LDK-në do të merr fund koha e pakënaqësive që kanë shfaqur policet e ushtarët dhe të gjitha kategoritë e tjera.

Kujtojmë, zgjedhjet e përgjithshme mbahen më 9 shkurt, derisa fushata zgjedhore ka filluar me 11 janar

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Ambasadori i SHBA në KS të OKB:  Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Lajme
U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Lajme
Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Lajme
Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Lajme
Mbërrin në Durrës luftanija “Libra

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra", dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Lajme
Kalo në kategori