LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin italian: Institucionet të bashkëpunojnë me aleatët për ta normalizuar situatën

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin italian: Institucionet të bashkëpunojnë me aleatët për ta normalizuar situatën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është pritur këtë të enjte në drekë pune nga ambasadori italian, Antonello De Riu.

LDK-ja njofton se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.


“Kryetari Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme e gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar.

“Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e partisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori