LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku bën homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Feratit

Abdixhiku bën homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Feratit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati kanë bërë homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Feratit.

Përmes një postimi në rrjetin social të faqes zyrtare të LDK-së në Facebook shkruhet se roli dhe kontributi i tij në veprimtarinë kombëtare dhe angazhimin e pashembullt në politikë, mbesin testament për kohën dhe gjeneratat që vijnë.

“Sot nderojmë jetën e veprën e jashtëzakonshme të Fadil Feratit, i cili mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Istogut dhe Kosovës.


Veprimtari i madh, Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm. Roli dhe kontributi i tij në veprimtarinë kombëtare dhe angazhimin e pashembullt në politikë, mbesin testament për kohën dhe gjeneratat që vijnë se si punohet parreshtur pë të mirë e përbashkët dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët. Në këtë përvjetor mbetet i paharrueshëm kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi si dhe angazhimi politik në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në Istog; kjo u dëshmua edhe me mbështetjen e parezervë që ata ia dhanë për disa mandate si kryetar i komunës”, kanë shkruar në faqen zyrtare të LDK-së.

Tutje shkruhet se Istogu e Kosova do e kujtojnë gjithmonë figurën emblematike të Fadil Feratit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nderon dhe përkujton veprën dhe angazhimin e tij të palëkundur e të jashtëzakonshëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të Kosovës.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Fadil Feratit”, shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare të LDK-së. /Telegrafi/