LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak

Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të ashpra ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Lideri i partisë opozitare ka thënë se Kosova sot s’ka kryeministër dhe as qeveri, por një populist dhe paranojak, i cili në politikat e tij vendimmarrëse frikësohet edhe nga vetja.


“Kosova sot s’ka qeveri dhe as kryeministër, ka disa populistë që në paranojën e tyre vendimmarrëse frikësohen edhe nga vetja… Në vend të politikave që përmirësojnë jetën tuaj, ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga demagogë që politikën dhe argumentet i përdorin si populizëm, që paranojën dhe paaftësinë e kanë si rezultat. Populizmi nuk sjell çmime të përballueshme për ju, nuk sjell vende të punës, as cilësi në shërbime dhe arsim dhe shëndetësi… Sot çmimet e produkteve bazike, të shportës tuaj konsumatore, kanë marrë goditjen më të madhe në gjithë historinë dy dekadash të Kosovës së lirë. Asnjëherë më parë, inflacioni i çmimeve nuk ka arritur 13% për një vit. Asnjëherë më parë, ju nuk keni paguar 2 euro për një litër naftë. Asnjëherë më parë, faturat e energjisë suaj, nuk janë shtrenjtuar 100% dhe atë jashtëligjshëm… Ky pushtet popullist ka vendosur të dënojë qytetarët tanë vetëm pse të njëjtit kanë preferenca politike të tjera”, ka thënë Abdixhiku, transmeton KP.

Në takimin e dytë regjional në Komunën e Vitisë, Abdixhiku para qytetarëve tha se LDK-ja ka nevojë të dëgjojë zërin qytetar.

“Pjesëmarrja jonë këtu është pjesë e angazhimit partiak për të zbritur partinë në bazë dhe ndërtuar urë komunikimi që sjellin LDK-së një program cilësor dhe modern. Ne kemi ndërtuar 28 ekipe tematike, kemi angazhuar profesionist për mbledhjen e problemeve tona shoqërore dhe pastaj të del me artikulim të qartë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori