LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Të punojmë në edukimin e të rinjve për Holokaustin

Abazoviq: Të punojmë në edukimin e të rinjve për Holokaustin

Ne duhet ta shfrytëzojmë 27 janarin si një rast për të tërhequr vëmendjen rreth rëndësisë së përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Kështu pohoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit për Viktimat e Holokaustit, raporton rtcg.me.


Politikani shqiptar shprehet se “ne duhet të punojmë sistematikisht në edukimin e të rinjve në mënyrë që antisemitizmi, ksenofobia dhe të gjitha format e ekstremizmit të refuzohen nga shoqëria moderne”.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, veçanërisht për të rinjtë, të zhvillojnë të menduarit kritik, ndërsa promovojnë vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë e njeriut”, përfundoi Abazoviq.

Ndryshe, Holokausti, i njohur gjithashtu si Shoah, ishte gjenocidi i Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve evropianë. Midis 1941 dhe 1945, në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori