LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq pas takimit me Kurtin: Mali i Zi është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit mes Kosovës e Serbisë

Abazoviq pas takimit me Kurtin: Mali i Zi është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ky i fundit ka shkruar se ka pasur një bisedë të rëndësishme me Kurtin në Forumin për Dialog të Prespës.

Mali i Zi, si vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i gjithë të tjerëve në rajon, është i gatshëm të jetë nikoqir i raundit të radhës të Dialogut Beograd-Prishtinë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë”, ka shkruar ai në Twitter.


Borrell do të thërrasë në takim përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel
Lexo po ashtu Borrell do të thërrasë në takim përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel

“Promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka pohuar Abazoviq.

Interesi i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur, shtoi lideri i lëvizjes URA.

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori